Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Rybakina shmang komentet për luftën Rusi-Ukrainë: Nuk di mirë anglisht

Elena Rybakina është tashmë pjesë e historisë në tenis, me 23-vjeçaren e cila triumfoi në Wimbledon për herë të parë në karrierë, pasi mundi tunizianen Ons Jabeur në finale.

Wimbledon i ndaloi lojtarët rus këtë vit, për shkak të luftës dhe shqetësimeve rreth propagandës së Vladimir Putin, por në fund një sportiste me “gjak” rus ia doli të triumfonte.

E lindur në Rusi, Moskë, por nga 2018 prezantohet nën flamurin e Kazakistanit, Rybakina nuk i shpëtoi dot edhe temës aktuale pas suksesit në Britaninë e Madhe, në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, por në fund Elena u ndal vetëm te Kazakistani.

“Më falni, anglishtja ime nuk është më e mira. Nga ana ime mund të them vetëm se përfaqësoj Kazakistanin, nuk kam zgjedhur vendlindjen. Njerëzit atje (Kazakistan) besuan te unë dhe jam krenare për këtë arritje. Kështu që unë nuk di si t’i përgjigjem kësaj pyetje.” – tha fillimisht Rybakina.

Në finale, ajo vuajti mungesën e prindërve, të cilët nuk ishin të pranishëm pikërisht për shkak të sanksioneve.

“Nuk kam mundur të flas me ta ende, por besoj se ndoshta do të jenë shumë krenarë”– deklaroi tenistja e cila më pas shpërtheu në lot.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...