Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kampionët e Dritës presin Kekun debutues, Drenica udhëton në Podujevë

IPKO Superliga ngriti siparin dje në Drenas me sfidën e luajtur mes Feronikelit dhe Trepçës ’89, e cila përfundoi në barazim 1-1, ndërsa sot do të luhen 4 ndeshje të tjera të kampionatit të Kosovës.

Kështu në orën 16:45, kampionën në fuqi, Drita, do të presin në Gjilan skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit kosovar, Kekun. Gjilanasit janë dukshëm favoritë për të triumfuar sot, kjo edhe për shkak të formës mjaft të mirë fizike, që kanë fituar gjatë pjesëmarrjes në eliminatoret e ligave europiane.

Në Prishtinë do të zbresë në fushë një tjetër skuadër debutuese në Superligë. Bëhet fjalë për Ferizajn, që do të përballet me vendasit e Flamurtarit, të cilët ndryshe nga sezoni i kaluar, ku mbijetuan mes vështirësish, këtë herë kanë të tjera synime.

Llapi i Podujevës do të debutojë në shtëpi, ku do të presë Drenicën, ndërsa Liria e Prizrenit do të presë Ballkanin. Vlen të theksohet se të gjitha sfidat do të startojnë në orën 16:45.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...