Karriera e spanjollit Marc Bartra në Turqi mund të përfundojë së shpejti. Ish-lojtari i Betisit dhe Barcelonës iu bashkua Trabzonsporit verën e kaluar, por situata delikate sociale dhe financiare e skuadrës i detyron drejtuesit të heqin dorë nga shërbimet e mbrojtësit.
Skuadra kampione e Superligës turke grumbullon një borxh afër 14 milionë euro, që mund ta detyrojë të ndahet nga lojtarët më cilësorë si: Bartra, Enis Bardhi apo Jusuf Yazici.
Lexo edhe:
- Pogba bëhet “bajat”, tjetër dëmtim për francezin
- Pronari i Chelsea-t kërkon me çdo kusht titullarin e Barçës
- Bindja e trajnerit të Kombëtares: Napoli fiton edhe Champions League
- “Ishte i shkëlqyer”, Arteta thur elozhe për rekordmenin e Arsenalit
Kriza e Trabzonsporit prek të gjitha fushat e klubit. Presidenti Ahmet Agaoglu, në detyrë që nga viti 2018, dha dorëheqjen më 3 mars për shkak të situatës së rëndë që po kalon ekipi.
Dinamika e keqe sportive (janë në vendin e pestë, 19 pikë prapa Galatasaray-t) nxiti edhe largimin e trajnerit që i bëri kampionë: Abdullah Avci.
Ideja e Bartrasë është që të largohet në verë për t’u rikthyer në një nga ligat e mëdha. Ish-i i Barcelonës, Borussias së Dortmundit dhe Betisit është gjithsesi një nga futbollistët më të shquar të Trabzonsporit.
“Bartra është nënshkrimi më i mirë që Trabzonspori ka bërë këtë sezon. Për mendimin tim, është një nga 10 mbrojtësit më të mirë në Ligën Turke,” tha Umut Eken, një gazetar i “Fanatik”.
“Transfermarkt”, faqja e specializuar në tregun e lojtarëve, e zgjodhi spanjollin si “nënshkrimin më të mirë të sezonit”.
Bartra, deri më sot, ka luajtur 32 ndeshje me Trabzonsporin dhe ka shënuar tre gola. Ai është zgjedhur dy herë në formacionin më të mirë të Superligës turke.
