La Liga

Kampionët japin shembullin, të tjerët duhet ta ndjekin/ Lewa stërvitet edhe në ditën e pushimit!

E sigurt është se për t’u konsideruar një kampion të duhet përkushtim dhe një punë e palodhshme pavarësisht talentit që posedon. Një shembull perfekt vjen nga Robert Lewandovski, me polakun që nuk njeh ditë pushimi dhe zbret në stërvitje edhe në momentin kur të tjerët janë duke shijuar një pauzë të shkurtër.

“Nuk ka justifikim as në ditët e pushimit, është koha për t’u stërvitur” shprehet 34-vjeçari në rrjetet sociale duke vërtetuar edhe njëherë se statistikat e tij nuk janë një çështje fati, por pas golave spektakolarë dhe vendimtarë bëhet fjalë për një dedikim të jashtëzakonshëm.

Falë tetë golave në gjashtë ndeshjet e para të La Liga, Lewa e ka fituar menjëherë statusin e liderit te katalanasit ndërsa në këtë formë dhe në maksimumin e motivimit, sulmuesi jep edhe një shembull për të rinjtë e skuadrës që këtë sezon kërkon të rikthehet mes protagonistëve kryesorë në kampionat dhe Europë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency