Grigor Dimitrov, pozitiv me Koronavirus. Tenisti bullgar ditët e fundit kishte marrë pjesë në “Adria Tour”, e zhvilluar në Serbi dhe Kroaci, së bashku me emra të tillë si Novak Djokovici, Alexander Zverev, Dominic Thiem, Ante Coric. Madje zhvilloi edhe një ndeshje ekzibicioni në basketboll në qytetin e Zarës të enjten e kaluar. Nëpërmjet një postimi në Instagram, 29-vjeçari sqaroi:
“Doja të njoftoja fansat dhe miqtë e mia u ktheva në Monaco dhe jam pozitiv me COVID-19. Dua të sigurohem që kushdo që ka patur kontakt me mua të bëjë testin për të marrë më pas masat e nevojshme në rast pozitiviteti. Do të vinte shumë keq nëse do t’u shkaktoja dëme të tjerëve. Jam në shtëpi dhe po e marr vetën. Faleminderit për mbështetjen tuaj, kini kujdes!”
Dimitrov zbriti në fushë në Beograd për etapën e parë të turneut të ideuar nga Djokovic për qëllime bamirësie ndërsa më 12 qershor ishte i pranishëm në “Novak Tennis Center” për një event dedikuar fëmijëve.
https://www.instagram.com/p/CBtKr9dA7wa/?utm_source=ig_embed