Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Kampioni Gjetan Keta, mposht boshnjakun Janjanin dhe fiton titullin WBU

Gjetan Keta bën krenarë të gjithë shqiptarët. Nga arena e Dibrës së Madhe, boksieri shqiptar mposhti pas 5 raundeve kundërshtarin e tij boshnjakun Sladan Janjanin duke bërë të tijin titullin kampion bote të federatës më të vjetër në boks WBU. Luftëtari nga Bulqiza arriti një tjetër sukses shumë të madh në karrierë, pasi e dominoi sfidën nga raundi  i parë deri në të 5-in kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq. Goditje fituese dhe të njëpashme në fytyrën e kundërshtarit ato të Gjetan Ketës i cili i përkrahur fuqishëm edhe nga publiku shqiptar nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren. Në fund të sfidës së transmetuar drejtpërdrejt në Supersport, Gjetan Keta u shfaq shumë i lumtur që bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke fituar edhe në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa falenderoi fansa por edhe Digitalb-in për mbështetjen që i kanë dhënë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...