Futboll

Kampioni i Europës e mbyll me futbollin, një klub grek i fundit në karrierë

Duhej të ishte tërhequr një vit më parë, por atëherë i ndryshoi mendjen Cristiano Ronaldo, megjithatë këtë verë Bruno Alves e ka vendosur ta mbyllë njëherë e mirë me futbollin e luajtur.

Mbrojtësi 40-vjeçar portugez njoftoi në Instagram vendimin e tij për ta mbyllur me futbollin e luajtur, pas një sezoni jo fort pozitiv me fanellën e grekëve të Apollon Smirnys.

Futbollisti i rritur te Porto ka veshur fanellën e shumë ekipeve në karrierë, si Fenerbahce, AEK Athinë, Zenit, Cagliari, Rangers e Parma, teksa numëron edhe 96 ndeshje me fanellën e kombëtares portugeze.

Pikërisht këtu është miqësuar edhe m Cristiano Ronaldon dhe bashkë kanë fituar titullin kampion të Europës më 2016-ën dhe verën e kaluar sulmuesi i Manchester United e telefonoi për t’i ndryshuar mendjen dhe për të mos e lënë të tërhiqet nga futbolli

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency