Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Kampioni i UFC-së, Ilir Latifi zbret në Tiranë

Kampioni i peshave të rënda në Suedi në Artet Marciale Mikse, Ilir Latifi zbarkoi në Shqipëri për një turne promovues të kësaj disipline.

I lindur në Malmo të Suedisë, por me orgjinë nga Kosova, sportisti me famë botërore nisi vizitën e parë në vendin tonë, ku do të zhvillojë edhe disa stërvitje demonstrative me sportistë dhe të rinj të pasionuar.

“E ndjej veten shumë mirë që kam ardhur në Shqipëri të takoj fansat dhe popullin tim”, shprehet Latifi.

Që prej muajit shkurt të këtij viti Ilir Larifi mban vendin e 5 në renditjen e peshave gjysmë të rënda në divizionin UFC. Ngjitja e tij drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë.

“Ka qenë një rrugë shumë e vështirë, tani jemi në nivele të larta, por do të punoj edhe më shumë për ta marrë titullin më të rëndësishëm”, thotë Latifi.

Si pjesë e aktiviteteve dhe promovimit të sportit me mbështetjen e bashkisë Tiranë, Latifi do të jetë për pak orë në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Luftëtari i vetëm shqiptar në UFC, numëron 20 ndeshje si profesionist, nga të cilat 14 i ka fituar bindshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...