Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Kampioni Marku: Respekt për kundërshtarin, por tani është koha ime. Do jetë një vit i madh!

Katër raunde i mjaftuan Florian Markut për të triumfuar në Newcastle përballë Chris Jenkins, i cili festoi falë një nock-out teknik. Boksieri shqiptar dhuroi spektakël në ring, teksa kundërshtari uellsian e pati të pamundur të ndalonte furinë e 29-vjeçarit shqiptar që u elektrizua edhe nga flamujt kuqezinj të cilët kishin mbushur Utilita Arena.

Kështu, Marku mbron titullin kampion në IBF, International Welterweight. Tashmë, Marku është në pritje të sfidës së radhës ndërsa kërkon një ndeshje me një nga boksierët më të famshëm në ishull, Amir Khan. Gjithsesi, teksa ende nuk është bërë zyrtare marrëveshja për ta zhvilluar këtë sfidë, Marku këmbëngul se tashmë ka ardhur koha e tij ndërsa paralajmëron se ky do të jetë një vit i madh.

“FALEMINDERIT ZOTIT PËR GJITHÇKA. Ndeshja përfundoi në raund të 4-tërt me TKO. Respekt per Jenkins ka qenë një kundërshtar me shuë eksperiencë por.. tani ka ardhur koha ime. Ju falenderoj nga zemra për të gjithë përkrahjen te gjithëve. Ky vit do jetë SHUMË I MADH”, shkruan Marku në reagimin e tij në Instagram.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...