Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Kampioni në fuqi i Australian Open: Situata nuk është ideale, kam nevojë për fitoret!

Rafael Nadal është aktualisht në Australi, aty ku po përgatitet për turneun e parë Grand Slam të vitit 2023, Australian Open që starton më datë 16 janar.

Tenisti spanjoll është kampioni në fuqi i këtij turneu, por gjendja fizike e 36-vjeçarit është në pikëpyetje për shkak të problemeve të hasura në fundin e vitit 2022. Vetë Nadal e pranon se situata nuk është e mirë, megjithatë shtoi se në ndeshjet e fundit pavarësisht rezultateve të munguara, ai nuk ka bërë paraqitje negative.

“Më duhet të luftoj, jam i detyruar ta bëjë këtë për të gjetur ritmin e duhur. Kanë mbetur edhe dy javë nga starti i Australian Open dhe nuk mund të them se është një situatë ideale për mua, por në të njëjtën kohë nuk mund të them se është edhe situata më negative e mundshme.

Së fundmi, mendoj se kam luajtur mirë, niveli nuk ka qenë i keq por thjesht me duhet të fitoj disa ndeshje për të pasur vazhdimësinë e duhur”, u shpreh tenisti nga Mallorca.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...