Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kampioniati me lider të ri, “zgjohen” Prishtina dhe Llapi

Pas javës së 6-të, IPKO Superliga e Kosovës ka një lider të ri, Feronikelin, por me pikë të njëjta me Gjilanin nga 12, me Prishtinën që e fitoi ndeshjen e dytë me radhë dhe fitoret e thella të Ballkanit dhe Llapit, që po shkëlqejnë me lojë dhe rezultate.

Feronikeli, edhe pse i humbi dy ndeshje deri tani, kaloi në pozitën e parë pas fitores së pritshme dhe të vështirë ndaj Dukagjinit në Klinë.

Kampioni aktual kaloi me sukses këtë ndeshje falë golashënuesit më të mirë që ka, Kastriot Rexha, që i shënoi të dy golat e ndeshjes, dhe në këtë mënyrë kryeson tabelën pas humbjes që e pësoi Gjilani në kryeqytet nga Prishtina, në ndeshjen më të bukur dhe interesante të stinorit.

Bardhekaltrit festuan 2-1 falë golit të Alban Shillovës (në sekondat e fundit), që nuk ishte fare në përbërjen e parë, por pasi sulmuesi tjetër, Ahmed Januzi, pësoi lëndim gjatë nxemjes, hyri në lojë dhe u bë heroi i Prishtinës.

Gjilani pësoi humbjen e dytë, mirëpo me lojën që e tregoi ndoshta edhe nuk e meritoi këtë disfatë, e cila mund të ndikojë psikologjikisht para derbit më të madh dhe ndaj rivalit lokal Dritës në fundjavë.

Kur jemi te Drita, duhet thënë se me fat barazoi në shtëpi ndaj Trepçes ’89, që luajti shumë bukur dhe mençur në Gjilan. Mitrovicasit ishin vetëm pak sekonda larg fitores së madhe, mirëpo Drita barazoi krejt në fund me anë të sulmuesit Fortunato.

Ngritje të madhe po shënon Llapi, që deklasoi Flamurtarin në kryeqytet 1-5, dhe tash nuk po varet shumë vetëm nga sulmuesit, pasi po shënojnë të gjithë.

Me kalimin e kohës dhe ndeshjeve skuadra e Tahir Batatinës po luan më mirë dhe më pjekur, andaj këtë e përjetoi pikërisht Flamurtari që pësoi humbjen më të thellë në vitet e funfit në shtëpi.

Po ashtu duhet lavdëruar loja shumë e mirë e Ballkanit, që mposhti Vushtrrinë 5-2 në ndeshjen me më shumë gola në këtë edicion.

Djelmoshat e Ismet Munishit edhe këtë herë dominuan kundërshtarin, po shënojnë gola të bukur nga aksionet dhe distanca, andaj po del të jetë një rival shumë serioz edhe për titull.

Drenica është aty, po fiton atëherë kur duhet, siç qe rasti i fundit ndaj Ferizajt, që po zhytet gjithnjë e më shumë në fund të tabelës, aty ku gjenden edhe Vushtrria dhe Dukagjini, skuadra e vetme që nuk ka shënuar ende qoftë një gol.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...