Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza dhe Lushnja, 2 modele të kundërta të menaxhimit

Kamza dhe Lushnja janë 2 skuadrat që në fillim të këtij sezoni shiheshin si pretendentë për t’u rikthyer andej nga erdhën. Megjithatë, kur janë luajtur 11 javë të kampionatit, Kamza dhe Lushnja janë 2 shembuj të kundërt për mënyrën e menaxhimit.

Skuadra e vogël nga periferia e kryeqytetit, ka pothuajse të njëjtin status si Lushnja apo edhe Vllaznia, me aksionist kryesor bashkinë, por me ndryshimin e madh që në pronësi të qeverisë vendore janë 51% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në pronësi të bashkë-presidentit Naim Qarri.

Nëse Lushnja dhe Vllaznia lëngojnë për faktin që paratë e hedhura nga institucioni më i lartë vendor nuk po justifikojnë ecurinë e skuadrave, krejt e kundërta ndodh me Kamzën.

Presidenti Qarri është i përkushtuar për skuadrën e tij, ka bërë zgjedhje të kujdesshme në stol dhe në ndërtimin e ekipit. Mbi të gjitha, prezenca e tij pothuajse gjatë të gjithë kohës, është një bonus i madh për ekipin në aspektin pozitiv, ndërkohë që bashkia mbulon pjesën tjetër, që mbetet sigurisht dhe më e rëndësishmja, mbështetjen financiare.
Një binom që funksionon në perfeksion tek ekipi i vogël i kryeqytetit, që pa shumë bujë, këtë sezon po befason me lojën dhe rezultatet e arritura. Sigurisht që në rastin konkret nuk vlen të thuash që Kamza si një skuadër bashkie nuk funksionon, por është shembulli më i mirë që me një bashkëpronar në krah, edhe investimi i institucionit më të lartë vendor, mund të dalë në pah.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...