Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza, drejt Vlorës për një tjetër rezultat surprizë

Flamurtari do të presë këtë të dielë në shtëpi Kamzën, në një takim interesant për objektivat e të dyja skuadrave. Ekipi i drejtuar nga tekniku Ramadan Ndreu duket se ka gjetur ritmin e duhur në kampionat, teksa në dy javët e fundit ka arritur të rrëmbejë dy fitore shumë të rëndësishme, përballë Luftëtarit dhe Vllaznisë, ndërkohë që ndalesa e radhës do të jetë transferta vlonjate. Statistikat e fillimsezonit janë të njëjta për të dy ekipet, ku në 6 javë kampionat regjistrojnë nga 2 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Momentalisht, si Flamurtari ashtu dhe Kamza kanë nga 9 pikë, me kuqezinjtë që pozicionohen në vendin e tretë për shkak të golaverazhit, ndërsa rivali i tyre një vend më poshtë. Flamurtari do të kërkojë me cdo kusht të rikthehet tek fitorja pas tre barazimeve radhazi në kampionat dhe sigurisht që misioni nuk duket i lehtë për t’u përmbushur, duke parë trendin gjithnjë e në rritje të Kamzës. Në kampin tjetër, debutesit në Superiore minimalisht kanë si objektiv të mos dalin pa pikë nga transferta vlonjate, pse jo edhe për të tentuar fitoren, cka do t’i konfirmonte si ekipi surprizë të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...