Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza emëron trajnerin e ri, drejtimi i skuadrës i besohet…

Kamza u ka dhënë fund dilemave dhe ka emëruar tashmë trajnerin e ri, i katërti në këtë sezon, pas italianit Vierchowood, Bledar Devollit dhe Klodian Duros, me të parin që u largua pa ardhur mirë dhe nuk drejtoi skuadrën asnjë ditë në stërvitje.

Kështu ndonëse u përfol shumë se do të ishte italiani Salvattore Ciullo, ai që do të merrte vendin e Klodian Duros në pankinën e skuadrës nga periferia e kryeqytetit, në mbrëmje është marrë një vendim tjetër, deri diku i befasishëm.

Presidenti Qarri ka vendosur t’i besojë drejtimin e skuadrës, trajnerin Ernest Gjoka, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga vetë faqja e ekipit të Kamzës, në rrjetet sociale.

Gjoka do të vijë me misionin e shpëtimit të skuadrës nga rënia, gjë të cilën e provoi edhe në sezonin që sapo lamë pas me Vllazninë, por nuk ia doli dhe zgjodhi të largohej nga shkodranët dy javë para fundit të sezonit.

Aktualisht Kamza ndodhet në pozita të vështira, pasi në 13 javët e para të kampionatit, ka grumbulluar vetëm 8 pikë, një më tepër se Kastrioti i vendit të fundit dhe ka nevojë për pikë, që t’i largohet zonës së ftohtë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...