Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kamza, firmos edhe Masato Fukui

Vjen dhe goditja e pestë brenda pak ditëve për Kamzën. Në skuadrën e Ramazan Ndreu-t për sezonin e ardhshëm do të jetë edhe Masato Fukui, që pas dy viteve në Shqipëri me Tiranën dhe me Skënderbeun nis një aventurë të re me klubin e ngjitur këtë vit në Kategorinë Superiore. 28-vjecari japonez ka firmosur paraditen e kësaj të mërkure kontratën që e lidh me klubin e Kamzës ku synon të ndihmojë skuadrën e Ramazan Ndreu-t për arritjen e objektivave dhe njëkohësisht të gjejë aktivizimin me vazhdimësi, cka i mungoi vitin e kaluar te Skënderbeu ku luajti në total 768 minuta në kampionat.

Kamza që është duke ndërtuar një skuadër të re me objektivin për të qenë konkuruese në Kategorinë Superiore ku synon minimalisht mbijetesën realizon përforcimin e pestë pas atyre të Halilit, Idrizajt, Zefit dhe Arrabal që u prezantuan të martën bashkë me përgatitësin e ri atletik nga italia Luca Guerra. Për sa i përket sulmit te Kamza synojnë që të arrijnë përfundimisht brenda kësaj jave marrëveshjen me Sebino Plakun bisedimet me të cilin janë shtyrë pas kësaj të enjteje për shkak të impenjimit të Skënderbeut përballa Mlada Boleslav në Europa League.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...