Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kamza firmos me Fustar, synon Tskhadadze

Kamza godet sërish me një emër të  njohur për futbollin shqiptart. Është  Ivan Fustar pë rforcimi më  i fundit në  klubin e ngjitur kë të  vit në Kategorinë  Superiore. Qendërmbrojtësi kroat i cili në  pjesën e parë  të  sezonit 2015-2016 ka luajtur 13 ndeshje në  kampionat me Flamurtarin, duke shënuar madje edhe dy gola,  ka firmosur kontratën që  e lidh për edicionin e ardhshëm me Kamzën ku pritet të  jetë  një  element kyc për sa i përket repartit të  mbrojtjes. Fustar i cili vjen nga aventura në  kampionatin kroat me RNK e Splitit,  është  një  element që  e njeh kampionatin shqiptar, cka i përshtatet projektit të  trajnerit Ndreu i cili kërkon një  skuadër menjëherë  kompetitive për ta nisur që  nga fillimi mirë  kampionatin.

Fustar vjen te Kamza vetëm një  ditë  pas firmave me Argjend Mustafën dhe Mërgim Nezirin, ndërsa në  ditët e kaluara me skuadrën u bashkua dhe Masato Fukui, Arrabal, Zefi, Halili, dhe Idrizaj. Klubi i drejtuar nga Presidenti Naim Qarri dhe që  gëzon edhe mbështetjen e Bashkisë  së  Kamzës dhe kryetarit Xhelal Mziu mbetet ndërkohë  në  tratativa intensive me të  tjerë  lojtarë  ku për sa i përket sulmit në  shënjestër janë  Sebino Plaku dhe një  tjetër ish i Flamurtarit, sulmuesi i Kombëtares Gjeorgjiane Bachana Tskhadadze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...