Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kamza fiton miqësoren me Korabin

Kamza triumfon me rezultatin 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Ohër përballë skuadrës së Korabit që militon në Kategorinë e tretë të Maqedonisë. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu që po e zhvillon një pjesë të fazës përgatitoreë në vendin fqijë, tregoi një formë mjaft të mirë në këtë përballje duke dominuar gjatë gjithë 90 minutave. Ekipi debutues i këtij sezoni në Kategorinë Superiore e ka nisur fazën përgatitore disa javë më parë por prej disa ditësh është akomoduar në qytetin turistik të Ohrit për të rritur ritmin stërvitor në prag të një sezoni të gjatë mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Kamza po vazhdon gjithashtu të punojë edhe në merkato për të forcuar sa më shumë grupin aktual pasi objektivi kryesor i klubit nga periferia e kryeqytetit është mbijetesa në Kategorinë Superiore.

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...