Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza fiton në fushë dhe vijon me firmat

Sezoni i kaluar tregoi se ishte perfekti për Kamzën, si në ndërtim ashtu edhe në menaxhimin e skuadrës. Ekipi që erdhi nga Kategoria e Parë pa bujë ndërtoi grupin duke befasuar për pjesën e parë të sezonit, aq sa në periferinë e kryeqytetit guxuan të përmendin edhe europën. Situata po përsëritet edhe këtë edicion, me ekipin që pas kolapsit të zakonshëm të verës po riorganizohet, duke nisur nga ruajtja e grupit tek përforcimet. Trajneri ri Bledar Devolli i është gëzuar fitores në miqësoren ndaj Vëllazërimit të Kërçovës, ashtu si dhe formës së treguar nga lojtarët në këtë test. Por mbi të gjitha trajneri ndjehet i kënaqur se dalëngadalë skuadra po plotësohet me elementë cilësorë, që e njohin kampionatin dhe mund të bëjnë diferencën. Vetëm ditën e shtunë drejtuesit e klubit kanë bërë 3 goditje dy prej të cilave meritojnë notën 10. Nureeden Orelesi dhe Olsi Teqja përveç cilësisë pritet t’i shtojnë Kamzës edhe më shumë eksperiencë, pasi janë dy lojtarë që kanë fituar trofe në të shkuarën. Së bashku me ta është prezantuar edhe një i ri premtues Plarent Fejzaj i cili vjen për të plotësuar organikën si një futbollist me të ardhme. Objektivi i Kamzës mbetet i njëjti, mbijetesa edhe pse me pak fat mund të arrijë në fund të shkaktojë surprizën.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...