Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza hedh “themelet” për sezonin e ri, synon të blindojë titullarët

Sezonin e shkuar dhuroi grimca të një skuadre që në çaste të caktuara mund të dilte edhe mbi ekipet kryesore të Kategorisë Superiore, edicionin e ardhshëm Kamza kërkon të konfirmohet si një prej rivaleve në garën europiane. Për këtë arsye stoli i është besuar një njeriu me shumë përvojë në fushën e lojës si Pietro Vierkovud dhe ky i fundit megjithëse ndodhet në atdheun e tij në Itali ka nisur nga puna për të piketuar objektivat e merkatos. Klubi dhe vetë tekniku kanë zgjedhur një profil të ulët në fushatën e shit-blerjeve, duke punuar pas kuintave për të afruar lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Një tjetër objektiv jo pak i rëndësishëm është mbajtja e disa prej futbollistëve që kontribuan në mbijetesën e Kamzës, një mbi të gjithë Sebino Plaku, por edhe Frashëri e Zguro.

Ideja e lojës e tekikut 59-vjeçar është e bazuar në një skemë më 3 lojtarë në repartin e mbrojtjes dhe në merkato po synohen pikërisht futbollistë që mund te pershtaten me këtë formulë.

Gurët e themelit për startin e edicionit janë vendosur dhe  Kamza pritet ta nisë fazën përgatitore në fillimin e korrikut, periudhë stërvitore që do të zhvillohet në Itali, ku natyrisht janë programuar edhe disa takime miqësore me qëllim kolaudimin e skuadrës. Sezonin tjetër Kamza kërkon ti afrohet Europës dhe jo vetëm me emrat e rrugëve të qytetit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...