Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza, ikën Halilaj, vjen Avdyli

Rrokadë portierësh te Kamza. Klubi i ngjitur këtë vit në Kategorinë Superiore ka zyrtarizuar marrëveshjen me Ilir Avdylin, gardianin nga Podujeva që vjen pas eksperiencës 6 mujore te Shkëndija e Tetovës ndërsa në të kaluarën është aktivizuar në Superligën e Kosovës me disa skuadra si Drenica, Hajvalia, Ferizaj apo Llapi. Kjo nuk është eksperienca e parë në Kategorinë Superiore për Avdylin që në vitin 2017 ka qenë pjesë e Tiranës. Zyrtarizimi i tij vjen menjëherë pas zgjidhjes konsensuale së kontratës me Argent Halilajn që ndan rrugët me Kamzën pas eksperiencës së nisur këtë verë në klub ku ishte portieri i parë në skuadrën e Ramadan Ndreut. Gjithsesi për të siguruar këtë rol Avdylit i duhet të fitojë ndaj konkurencës së portierit tjetër të Kamzës, Gjonikaj i cili gëzon vlerësimin e stafit teknik. Për sa i përket merkatos i shumëpërfolur emri i Ivan Fustar. Kroati ka pretendentë jo vetëm brenda vendit, në drejtim të tij ka shkuar edhe një ofertë e rëndësishme nga Singapori, por klubi është i vendosur në qëndrimin e tij. Mbrojtësi mund të largohet vetëm në rast se edhe klubi përfiton financiarisht. Për sa i përket përgatitjeve Kamza do të niset në 6 janar në Antalia, ku do të zhvillojë disa takime miqësore, një prej tyre me kryesuesit e kampionatit turk, Istanbul Basaksehir.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...