Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza–Luftëtari, duel mbijetese!

Në startin e këtij edicioni Kamza dhe Luftëtari kishin si objektiv zonën europiane, me skuadrat që kishin konfirmuar pjesën më të madhe të grupit që mbylli edicionin e kaluar.Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, dhe duket se Kamza me Luftëtarin po përjetojnë një realitet të hidhur që nuk e kishin çuar në mendje më parë. Këtë fundjavë në periferi të kryeqytetit luhet një duel mbijetese ndërmjet dy skuadrave që kanë treguar ulje-ngritje këtë edicion. Kamza ka ndryshuar 3 trajnerë që nga starti i sezonit, duke e nisur me Bledar Devollin, për të vijuar me Klodian Duron dhe tashmë drejtimi është lënë në duart e Ernest Gjokës. Ndërkohë Luftëtari ka trajnerin e dytë në drejtim pas largimit të Milos Kostic dhe ardhjes në krye të ekipit të Gentjan Mezanit. Tek Kamza situata nuk ka ndryshuar me lëvizjet e bëra, ndërkohë që pika e marë në Laç në sfidën e dytë të Gjokës është një pikënisje për kamzalinjtë. Zikaltërit kanë lënë zonën e ftohtë duke treguar se kura Mezani ka funksionuar edhe pse në javët e fundit jo gjithçka po shkon mirë. Ekipet kanë probleme financiare, tek Kamza presidenti Qarri ka kërkuar që bashkia të shlyejë detyrimet e veta, ndërkohë që në Gjirokastër situata është më e vështirë. Pavarësisht diferencës prej 4 pikësh në klasifikim, këto situata i bëjnë të dyja ekipet të jenë njësoj dhe 90 minutëshi i javës së 16-të të konsiderohet si një finale e parakohëshme mbijetese.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...