Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza, mbijetesa kalon nga dueli me Luftëtarin

Deri në fazën e tretë, Kamza-Luftëtari ishte një duel për Europën. Tashmë situata ka ndryshuar. Skuadra nga periferia e kryeqytetit do të presë në shtëpi gjirokastritët, me objektivin për të grumbulluar pikë mbijetese. Sfida e 5 marsit, e fituar minimalisht nga Luftëtari me golin e Donald Rapos, ndryshoi sezonin për të dyja skuadrat. Bluzinjtë e Hasan Likës u projektuan bindshëm drejt arenës ndërkombëtare, ndërsa Kamza nisi të humbiste terren dhe tashmë e sheh veten të rrezikuar në zonën e rënies nga kategoria.

Gjirokastritët paraqiten në këtë sfidë pas pesë rezultateve pozitive radhazi, duke regjistruar katër fitore dhe vetëm një barazim. Me pak fjalë, ata janë një prej skuadrave më në formë të kampionatit dhe që synon të mbajë vendin e tretë në renditje, për të luajtur në Europa League. Kamza ka edhe handikapin e fushës, që në këtë edicion nuk ka qenë pika më e fortë e skuadrës, ndërsa edhe mungesa e Abazajt të rivalët nuk shërben për të dhënë qetësi, sepse Luftëtari mbetet i frikshëm në fazën sulmuese me Dejvi Bregun, Rrocën dhe Shkurtajn.

Katër pikët e grumbulluara në dy ndeshjet e fundit e kanë rritur disi moralin e ekipit të drejtuar nga Julian Ahmataj, që vinte nga katër humbje radhazi. Megjithatë, nuk është ende koha për t’u relaksuar. Vllaznia është vetëm 2 pikë larg, ndërsa distanca nga Teuta në zonën e ftohtë është 4 pikë. Ndaj Luftëtarit nevojitet një tjetër rezultat pozitiv, edhe pse misioni nuk është i lehtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...