Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza me mungesa ndaj Luftëtarit

Kamza shkon me probleme të shumta në sfidën ndaj Luftëtarit, një duel në të cilin kërkohet maksimumi duke qënë se janë dy skaudra që synojnë të sigurojnë sa më shpejt mbijetesën. Ramadan Ndreu duhet të bëjë llogaritë me një emergjencë totale në skuadrën e tij për të ndërtuar formacionin që duhet t’i bëjë ballë gjirokastritëve. Kapiteni Sebino Plaku është një mungesë e sigurtë për skuadrën nga periferia e kryeqytetit, pasi sulmuesi u dëmtua në sfidën me Teutën dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Gjithashtu mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e mesfushorit Argjend Mustafa, lojtari që duhet të organizojë manovrën sulmuese i cili ka luajtur vetëm 26 minuta ndaj Kukësit. Po në mesfushë pritet të mungojë edhe Xhulio Mehmeti edhe ky i dëmtuar. Në pikëpyetje mbetet prezenca e Taulant Kuqit, vlonjatit polivalent që mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në mesfushë.

Me kaq shumë mungesa transferta e Gjirokastrës bëhet një malore e vërtetë për Kamzën, por këto duele duhen fituar nëse skuadra e trajnerit Ndreu synon të qëndrojë edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar. Shpresat e golit janë të varura tek sulmuesi serb Stevan Racic që ndaj Teutës u zhbllokua nga pika e bardhë e penalltisë këtë edicion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...