Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza, nuk mjafton vetëm loja me 5 sulmues!

Humbja me Kukësin nuk lë një shije të keqe për Kamzën pasi formacioni i drejtuar nga Klodian Duro ka treguar nivel të lartë loje. Trajneri nga Elbasani ka befasuar në startin e sfidës me vendosjen e një skuadre sulmuese ndaj një kundërshtari të vështirë dhe me pretendime të mëdha këtë edicion. Martinena dhe Rolovic kishin mbështetjen e Plakut, Fukuit dhe Mehmetit, ndërkohë që në rolin e shkatërruesit luante një mesfushor me tipare organizative si Malaj. Praktikisht një skuadër e tëra në sulm, po të llogaritësh që në krahët e mbrojtjes si Frashëri ashtu dhe Idrizaj janë të prirur për të shkuar drejt vijës fundore në zonën e kundërshtarit. Megjithatë diçka e tillë nuk i ka mjaftuar Kamzës për të shënuar të paktën një gol, edhe pse në fushë ka rezultuar një ekip sulmues, ashtu si dhe pozicioni me të cilin trajneri Klodian Duro luante në fushë. Për momentin Kamza ka humbur pikën e referimit në sulm. Sebino Plaku ishte vjet goleadori i skuadrës me 13 realizime, ndërkohë që pas 5 javësh ka shënuar vetëm një gol. Me afrimin e Duros në stol, 33-vjeçari është tërhequr disi më prapa duke luajtur më larg portës dhe si rrjedhojë ka humbur mundësinë për të flirtuar me golin. Megjithatë janë vetëm 5 javë kampionati dhe për momentin Kamza po luan një futboll dëfryes, ashtu si edhe në start, pavarësisht se mungon konkretizimi i rasteve të krijuara. Në futboll jo gjithmonë ka rëndësi numri i lojtarëve sulmues prezentë në fushën e lojës për të gjetur golin, por duhet lojtari i duhur në momentin e duhur. Humbja me Kukësin është një leksion i mirë, reflektimi pritet të shihet në javët e ardhshme.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...