Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza, qetësia kura e duhur për t’u rikthyer tek suksesi

Pauza e kampionatit ka rezultuar kura e duhur për Kamzën, që është rikthyer fuqishëm duke mposhtur në sfidën hapëse të vitit 2018 Laçin, një rival direkt në zonën europiane. Merkato e bërë nga drejtuesit sigurisht që ishte bërë me idenë për të korigjuar skuadrën, aty ku mendohej se ishin pikat më të dobëta, ndërkohë që mungesa e një afrimi në qendër të mbrojtjes pas largimit të Ivan Fustar u mendua se do të dobësonte më tepër Kamzën. Por në fakt nuk rezultoi kështu, me trajnerin Ramadan Ndreu që evidentoi edhe vetë në intervistën e dhënë në emisionin Gol pas Goli difektin që kishte skuadra e tij në fundin e vitit 2017.

“Skuadra ka patur një ngërç psikologjik, pasi kishte filluar të fluturonte”.

Mjafton kjo fjali për të kuptuar që në futboll mund të festosh vetëm në fund, një fitore sanksionohet në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, ashtu si dhe një renditje përfundimtare në fundin e kampionatit. Duket se kamzalinjtë kanë marë leksionet e duhura dhe kanë rinisur kampionatin me të njëjtën mënyrë që e startuan atë, duke befasuar me grintën, vendosmërinë por mbi të gjitha me cinizmin e tyre. 3 ndeshjet e fundit të 2017 janë harruar për momentin me Kamzën që i rikthehet pretendimeve për zonën europiane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...