Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza rikthehet te objektivi fillestar, luan dy ndeshje vendimtare

E nisi edicionin me objektivin për të qëndruar në Superiore, me kalimin e javëve pa në horizont Europa Leaguen, por tashmë disfatat e kanë detyruar të mbrojë krahët dhe të mendojë sërish për objektivin fillestar.

Paraqitja ndaj Partizanit, pavarësisht humbjes nuk ishte e gjitha për tu flakur tej, megjithatë në fund erdhën 0 pikë dhe diferenca me Teutën e vendit të parafundit u ngushtua në vetëm 5 pikë.

Situata është ndërlikuar ndjeshëm, vetëm 2 pikë të koleksionuara në 6 javë e kanë afruar shumë skuadrën e Ndreut me zonën e akullt dhe si të mos mjaftonte e presin 2 sfida ferri.

Në fundjavë Kazma do të përballet në shtëpi me Kukësin. Në këtë edicion ekipi nga periferia e Tiranës ka ndarë gjithçka në ekuilibër, një disfatë në startin e kampionatit, barazim 2-2 dhe një fitore brenda në Kukës, megjithatë situata aktualisht është krejt tjetër dhe blutë në kampionat po kalojnë një periudhë pozitive, më pas skuadra e Ndreut do të udhëtojë për në Korçë.

Një duel mjaft i vështirë pavarësisht gjendjes psikologjike të korçarëve. Në fund të kësaj periudhe dy javore do të qartësohet edhe rruga përfundimtare që do të ndërmarrë Kamza, në do të përfshihet plotësisht në luftën për mbijetesë, apo do të fitojë qetësinë e një pozicioni komod në renditje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...