Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza rival direkt i Kastriotit, hyrja falas për tifozët në “Redi Maloku”

Kastrioti hap dyert për tifozë për ndeshjen e radhës në “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Drejtuesit e skuadrës që mbyll renditjen e përgjithshme besojnë se janë ende të gjitha mundësitë për ta arritur objektivin, sigurisht me mbështetjen e tifozëve, që janë lojtari i 12-të. Për këtë arsye hyrja në stadium për takimin me një rival direkt si Kamza do të jetë falas.

Në njoftimin e klubit krutan shkruhet:

“Këtë të diel, në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, zhvillohet ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, kundër Kamzës. Duke qenë se kjo është një ndeshje tepër e rëndësishme dhe kundër një rivali direkt për mbijetesë, Klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë fals për të gjithë tifozët e Kastriotit. Skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj në këtë përballje delikate, ndaj ju ftojmë të jeni të pranishëm dhe të përkrahim skuadrën në këtë ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Forca Kastrioti!”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...