Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza sfidon Kastriotin, Duro do fitoren e parë

Fillimi mbarë jo gjithmonë është gjysma e punës. Në rastin e Kamzës suksesi i arritur në javën e parë të kampionatit, për më tepër në transfertë u pasua me dy humbje radhazi, pavarësisht lojës së mirë që mund të ketë shprehur ekipi, sidomos Kamza. Këtë të shtunë, Kamza dhe Kastrioti përballen me njëri-tjetrin me dëshirën për të rigjetur sërish 3 pikët dhe për më tepër me një ndryshim rrënjësor te vendasit, me Klodian Duron që do të debutojë në stol duke kërkuar një fillim me fitore, pas shkarkimit të Bledar Devollit. Të dyja ekipet e nisën kampionatin me një fitore të bujshme teksa Kamza fitoi mini derbin me Tiranën në “Selman Stërmasi” ndërsa formacioni i Plorit triumfoi në Gjirokastër. Të dyja shprehën një futboll cilësor, por dy javët pasardhëse filluan të tregojnë dhe vështirësitë e para të një kampionati të komplikuar me Kamzën që humbi me Partizanin e Teutën, ndërsa Kastrioti u mposht nga Skënderbeu dhe Partizani ndërsa ngeci dhe në Kupë kundër Korabit. Ndaj sfida e kampionatit tashmë mund të shërbejë si një lloj revanshi për të dyja ekipet, për të treguar se ky vit nuk do të jetë thjesht me luhatje në fund tabelë, dhe se fillimi i mbarë të paktën për njërën prej tyre duhet të jetë gjysma e punës në një sezon me vështirësi të vazhdueshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...