Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kamza sheh në sfond Europën me Plakun “të rinuar”

Vetëm një humbje në 11 javët e fundit. Kamza në ritëm të plotë dhe tashmë nuk mund të konsiderohet më surpriza e këtij kampionati. Skuadra nga periferia e kryeqytetit po shtyp me radhë javë pas jave çdo kundërshtar që i del në rrugën e saj. “Viktima” e fundit e skuadrës së Ndreut ishte Lushnja, që zhytet edhe më shumë në fund të klasifikimit, ndërsa debutuesit tashmë mund të shijojnë klasifikimin në vendin e katërt me vetëm 7 pikë më pak se Skënderbeu kryesues. 20 pikë në 12 javë, por përveç rezultateve, ajo që bind në Kamëz është loja kompakte e skuadrës, që nuk dorëzohet deri në frymën e fundit për të marrë maksimumin nga çdo ndeshje. Kështu ndodhi një javë më parë në Korçë, një transfertë e interpretuar në mënyrën më të mirë nga të besuarit e Ndreut, ndërsa të dielën, në stadiumin e shtëpisë, pavarësisht kundërshtarit në letër modest, Kamza qëndroi me këmbë në tokë, duke verësuar çdo top. Raçiç dhe Plaku diktuan fatet e përballjes me “lagunarët”, por përveç 3 pikëve, dy bomberat me eksperiencë të Kategorisë Superiore po reflektojnë pjekuri, duke u dhënë të drejtë drejtuesve të klubit dhe trajnerit për zgjedhjet e bëra në merkato. Sebino Plaku, edhe pse e nisi sezonin mes dritëhijeve për shkak të një dëmtimi dhe problemeve që nuk kanë lidhje me fushën e blertë, tashmë ka arritur të fitojë besimin e muguar, duke rezultuar njeriu kyç në formacionin e Ndreut. Trajneri e priti me durim sulmuesin dhe tashmë po korr frytet, sepse Plaku i ka dhuruar plot 8 pikë. 5 gola në 4 ndeshje, të gjithë brenda muajit të fundit. Shpërthimi i 32-vjeçarit është lajmi më pozitiv për skuadrën, që tashmë mund të hedhë vështrimin nga zona europiane, sepse një sulmues i tillë do të ishte luks për çdo skuadër të Kategorisë Superiore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...