Teksa Kamza vijon pregatitjet për sezonin e ri që e sheh të rikthehet në Superiore, drejtuesit e klubit njëkohësisht janë po kaq intensiv në punimet në stadium. Impianti modest tashmë ka marë pamje dhe ritet që në startin e sezonit të jetë gati. Kamzalinjtë do të luajnë sfidën hapëse në transfertën e Zeqir Ymerit në Kukës, por 4 ditë më pas ndaj Skënderbeut stadiumi do të jetë gati. Tapeti i blertë është shtruar dhe gati për të pritur skuadrat teksa në ditët në vijim pritet të rregullohen edhe stolat kur do të qëndrojnë trajnerët dhe rezervat e ekipeve. Gjithashtu dhomat e zhveshjeve janë gati të restauruara ku kanë mbetur vetëm disa detaje. Nëse tribuna përkarshi është e tëra me stola nuk është e njëjta gjë për dy tribunat në krah të asaj qëndrore. Megjithatë mësohet që përpara sfidës me Skënderbeun e vlefshme për javën e dytë, edhe këto dy tribuna do të plotësohen me stola në mënyrë që të licensohen për të mirëpritur tifozët. Në total stadiumi i Kamzës pritet të kete një kapacitet rreth 4 mijë spektatorë, dhe licensimi i tij nëse janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga federata pritet të vijë në ditët në vijim.
