Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kamza prezanton blerjet e reja

4 prezantime ne nje dite te Kamza. Klubi i ngjitur kete sezon ne Superiore, prezantoi portierin Argent Halili qe vjen pas eksperiencave me Kukesin e Flamurtarin, mesfushorin Alfred Zefi, brazilianin Bruno Arrabal dhe mbrojtesin Hektor Idrizi, qe vjen per te gjetur me shume hapesira nga Skenderbeu. Pjese e stafit te trajnerit Ramadan Ndreu do te jete nderkohe edhe pergatitësi atletik Luca Guerra, me një të kaluar në kampionatin italian dhe hungarez. Përforcime që konfirmojnë ambiciet e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu dhe Presidentit të klubit, Naim Qarri për një projekt që të garantojë në radhë të parë qëndrimin mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

“Me këto përforcime por edhe të tjera që do të njoftohen në ditët në vazhdim ne konfirmojmë se Kamza nuk do të jetë kalimtare në Kategorinë Superiore, por një ekip që do të luftojë për më tepër duke qenë mjaft konkurues në kampionat.”

Vetë futbollistët e sapoafruar presin me optimizëm aventurën e re me përkushtimin dhe shpresën për të bërë sa më mirë te Kamza.

Argent Halili:“Është një eksperiencë e re për mua, zakonisht eksperiencat e reja më kanë sjellë fat si te Kukësi ashtu dhe te Flamurtari dhe synoj që edhe këtu të bëj cfarë kam bërë mirë në këto dy skuadra.”

Alfred Zefi: “Besoj se duke punuar dhe duke vënë në shërbim përvojën time do të ndihmoj skuadrën në mënyrë që të arrijmë objektivin për të qëndruar në Kategorinë Superiore.”

Hektor Idrizi: “Mendoj se duhet t’i futemi sa më shpejt punës, nëse shohim skuadrat e tjera besoj se ka 3 apo 4 ekipe në Superiore që mund t’i arrijmë por gjithcka duhet bërë me këmbë në tokë dhe duke punuar ndaj duhet të fillojmë sa më shpejt.”

Bruno Arrabal: “Është një eksperiencë e re për mua këtu në Shqipëri, me një skuadër të re, jam gati të vihem në shërbim të saj dhe të jap gjithcka në mënyrë që të ngjitemi sa më lart.”

Lojtarë të përzgjedhur nga trajneri Ramazan Ndreu, edhe pse Kamza po ndërton një skuadër të re këtë vit, eksperienca e 51 vjecarit thotë se objektivi mbijetesë është mëse i arritshëm.

“Janë afrime të përzgjedhura me kujdes, në funksion të arritjes së objektivave. Do të kemi edhe të tjera prezantime gjatë kësaj jave. Besoj se me ndihmën e eksperiencës do të arrijmë të sigurojmë mbijetesën, madje mendimi im është se do të mund të renditemi në mesin e tabelës.”

Pas prezantimit, për kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka qenë momenti edhe për një inspektim në punimet e stadiumit ku po ju jepet dora e fundit rikonstruksionit sipas udhëzimeve të FSHF. Për Kamzën do të jetë thelbësore që kampionati të nisë në shtëpi, ndërkohë që po punohet me Federatën që në një të ardhme të afërt të sigurohet dhe ndricimi i stadiumit për ndeshjet natën.

“Sic edhe mund ta shihni është një fushë cilësore, por kryejmë punimet si me ambientet e brendshme ashtu dhe me tribunën kryesore dhe atë ballore për të plotësuar gjithë kushtet e FSHF. Jemi në negociata me FSHF për të siguruar madje edhe ndricimin për ndeshjet natën si dhe tribunat anësore në mënyrë që ky stadium të plotësojë të gjitha kushtet për një imiant të Kategorisë Superiore.”

Kjo pritet të jetë një javë intensive për Kamzën ku pritet edhe prezantimi i japonezit Masato Fukui, por edhe lojtarëve të tjerë. Klubi është në bisedime për sa i përket sulmit me Sebino Plakun me tratativën që është në fazë të avancuar, ndërkohë që për minifazën stërvitore jashtë vendit që do të nisë në 10 Gusht, opsionet janë Sllovenia dhe Ohri në Maqedoni.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...