Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kane del hapur, kërkon largimin nga Tottenham!

Tashmë nuk më dyshime, Harry Kane do të largohet nga Tottenham në fund të këtij sezoni. Sulmuesi i kombëtares angleze u ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën për t’u larguar dhe presidenti Daniel Levy do ta ketë të pamundur ta mbajë me forcë në skuadër bomberin 27-vjeçar. Tottenham nuk ka bërë aspak progres në këtë sezon krahasuar me një vit më parë dhe kjo e ka qenë një nga arsyet kryesore që Kane ka kërkuar largimin. Dëshira e futbollistit është që e ardhmja e tij të zgjidhet para fillimit të kampionatit Europian në mënyrë që gjatë atyre 30 ditëve, Kane të jetë i përqëndruar vetëm te kombëtarja angleze, por do të jetë e vështirë që largimi i tij nga Tottenham të realizohet në një kohë kaq të shkurtër.

Drejtuesit e Spurs kanë refuzuar të flasin për këtë çështje teksa të ngacmuar nga gazetarët anglezë lidhur me të ardhmen e sulmuesit kanë bërë me dije se objektivi i Tottenham është ta mbyllë këtë sezon në mënyrën më të mirë ndërkohë që më pas do ta përqëndrojë vëmendjen nga merkato. Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë tre klubet favorite për të firmosur me 27-vjeçarin ndërkohë që nuk mbeten pas as Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain. Për të bindur Daniel Levy të lejojë largimin e autorit të 32 golave me Spurs-at në këtë sezon në të gjitha kompeticionet do të nevojiten minimalisht 150 milionë euro.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...