Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kane injoron Realin, rinovon me Tottenhamin

Ishte një nga objektivat kryesorë të Realit të Madridit për këtë sezon, por duket se Harry Kane ka ndërmend të mbetet te Tottenhami. Sulmuesi 24-vjeçar anglez ka rinovuar me “Spurs” kontratën, duke mbetur i lidhur me klubin londinez deri në verën e vitit 2024.

Natyrisht që janë përmirësuar ndjeshëm edhe termat financiarë të kontratës, pasi tashëm Kane do të përfitojë rreth 250 mijë euro në javë, duke u bërë lojtari më i paguar në këtë skuadrës.

Ende nuk ka konfirmime zyrtare në lidhje me klauzolën e kontratës, por mediat angleze raportojnë paraprakisht se bëhet fjalë për një shumë prej 250 milionë eurosh, që do të sprapste çdo skuadër.

Harry Kane mbylli një 2017 fantastike në planin personal, duke u bërë golshënuesi më i mirë në Europë, me plot 56 gola të shënuar. Aktualisht Kane është grumbulluar me Anglinë për kampionatin botëror “rusi 2018”, ku kapiteni Southgate i ka besuar rolin e kapitenit të skuadrës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...