Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Kanë kosto “të kripur”, ja pse trajnerët e huaj rezistojnë më shumë

Trajnerit të Kukësit Mladen Milinkovic i duhet të fitojë pikë të plota në 3 ndeshjet e radhës për të qëndruar në krye të skuadrës. Është ky ultimatumi, apo objektivi i radhës në kampin verilindor, ku çdo javë nuk mungon refreni mbi stolin e trajnerit që lëkundet. Presioni, në fakt, nuk është një gjë e re për kampionët në fuqi, por durimit të Gjicit duket se po i vjen fundi. Vështirë të imagjinosh që Ernest Gjoka apo Klodian Duro të kishin mbetur në drejtim me të njëjtën ecuri rezultatesh. Përtej gjykimit të presidentit për punën e trajnerit, një rol të rëndësishëm në këtë rast duket se luan dhe kontrata. Largimi i njëanshëm i Milinkovicit do të kishte dhe një kosto financiare për Kukësin dhe ky është një faktor jo pak i rëndësishëm. Nuk ndodh e njëjta gjë me trajnerët shqiptarë. Janë të shumtë teknikët që përsëritin se kolëgët e tyre të huaj këtu mbivlerësohen, por kopsitja juridike e marrëveshjes në rastet e trajnerëve shqiptarë shpeshherë çalon, e ndoshta akoma më shpesh ka të bëjë edhe mentaliteti. Pjesëtarë të ambientit ku punojnë prej një jete, trajnerët shqiptarë e kanë më të lehtë për të dhënë dorëheqjen. Për Cungun nuk kishte nevojë për një ultimatum, mjaftoi pakënaqësia e tifozerisë në Shkodër për rezultatet, që trajneri të kërkonte largimin nëpërmjet një sms-je. Për Artan Banon pavarësisht, një faze përgatitore plot mangësi dhe një kontributi të rëndësishëm në vite për Lushnjën, largimi ishte i paevitueshëm, ndërsa Magani ishte ai që pak javë më pare, duke u ndier në borxh me tifozët dhe presidencën, deklaronte publikisht një dorëheqje, që më pas nuk u pranua. Raste në antitezë të plotë me atë që ndodh me të huajt. Tifozët e Partizanit e kishin të vështirë t’i besonin Iulianon pas cdo humbjeje kur deklaronte se skuadra luajti mirë dhe fatin e tij duhet ta vendosë klubi. Trajnerët e huaj jo domosdoshmërisht janë më rezultativë, por më të shtrenjtë, patjetër që po, kur vijnë dhe kur ikin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...