Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kane krahason Tottenham dhe Bayern: Me “Spursat” nuk ishte tragjedi edhe të mos fitoje!

Harry Kane ka folur për startin e aventurës me Bayern Munchen, duke i vlerësuar gjermanët si një klub të madh dhe me mentalitet të jashtëzakonshëm. Kapiteni i kombëtares së Anglisë, i cili u bë dhe golashënuesi më i mirë i Tottenham Hotspurs në sezonin e shkuar, ka folur për diferencat mes dy klubeve. 30-vjeçari kompletoi transferimin e bujshëm prej 100 milionë paundësh në verë tek gjigandët bavarezë dhe e ka nisur mirë aventurën në Allianz Arena, me 3 gola të shënuar në 3 ndeshjet e para.

”Synimi ynë ishte të fitonim tek Tottenham, por nëse kalonim një seri ndeshjesh pa fitore nuk mund të quhej një tragjedi. Tek Bayerni është ndryshe. Presioni është për të fituar çdo ndeshje. Pasi fituam dy ndeshjet e para 3-1 dhe 4-0 kishte diskutime që njerëzit nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si kishim luajtur. Këtë e quaj mentalitet të një klubi të madh,” u shpreh Kane.

Lexoni edhe: 

Pavarësisht se mbajti për shumë sezone veshur fanellën e Tottenham, Harry Kane nuk fitoi asnjë trofe. Transferimi tek bavarezët bën sens për goleadorin anglez, i cili dëshiron të konfirmojë statusin e tij të lartë, jo vetëm me anë të shënimit të golave, por edhe me anë të fitimit të trofeve, një aspekt që Bayern Munchen ia garanton. Bavarezët kanë fituar 11 herë radhazi titullin kampion në Gjermani dhe janë një prej favoritëve kryesorë për triumfin në Champions League në edicionin e ri.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...