Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kane nuk largohet, zbulohet prapaskena pse Mourinho pranoi stolin e Tottenham!

Shtypi i shkruar në Angli dhe më konkretisht dy gazetat prestigjoze Daily Telegraph dhe Daily Express zbulojnë një prapaskenë interesante rreth firmës së Jose Mourinhos me Tottenham. Përpara se të pranonte të bëhej trajneri i ri i gjelave të Londrës Special One i ka kërkuar presidentit Daniel Levy të mbajë në skuadër sulmuesin Harry Kane dhe të refuzojë çdo ofertë që mund të vijë në merkaton e verës në drejtim të bomberit të kombëtares angleze. Kane është në qëndër të projektit të Mourinhos i cili ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Spurs-at. Edhe pse kërkohet nga Reali i Madridit, portugezi ka marrë premtimin se gjigandi i sulmit do të qëndrojë në skuadër edhe për vitet në vazhdim.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...