Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kane nuk mjafton, Spurs mposhten nga Leicester

Harry Kane nuk i mjafton Tottenhamit. Spurs u mposhtën 2-1 në transfertën e King Poëer Stadium nga Leicester City në një ndeshje ku i shkuan shumë afër fitores por në fund dolën pa pikë. Ka që nga 11 janari i këtij viti që Tottenham nuk fiton një ndeshje jashtë fushe në Premier League një stastistikë shumë negative kjo. Goli i fenomenal i Harry Kane në minutën e 29-të, krijoi përshtypjen se Tottenham do ta fitonte këtë ndeshje, aq më tepër kur Serge Aurier me një diagonale të fortë shënoi edhe të dytin për skuadrën e Pochettinos në minutën e 65-të. Por goli i mbrojtësit francez u anullua pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion milimetrik jashtë loje të koreano-jugorit Son, këtu erdhi edhe kthesa e madhe e Leicester që fillimisht barazoi shifrat me portugezin Ricardo Pereira dhe në minutën e 85-të kaloi në avantazh me Maddison. Me këtë fitore skuadra e Brendan Rodgers u ngjit në kuotën e 11 pikëve pas 6 javëve kampionat, 3 më shumë se Tottenham.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...