Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kane nuk mjafton, Tottenham ndan sërish pikët me Newcastle United!

Tottenham nuk përfitoi dot nga hapi fals i Chelsea-t për t’u ngjitur në vendin e 4-t të Premier League pasi barazoi 2-2 në transfertën e St Jame’s Park përballë Newcastle United që është në luftë të ashpër për mbijetesën. Skuadra e Jose Mourinhos i shkoi shumë afër fitores por në fund i duhej të kënaqej vetëm me një pikë pasi shpërdoroi shumë sidomos në pjesën e dytë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28-të nga Joeliton, i cili kaloi në epërsi “qymyrxhinjtë” për shkak të një gabimi trashanik në mbrojtjen e Spurs. Por festa e skuadrës së Steve Bruce zgjati fare pak pasi në harkun e 4 minutave nga e 30-ta në të 34-ën, Tottenham shënoi dy herë me sulmuesin e saj kryesor Harry Kane.

Dy gola të realizuar me shumë qetësi që e ngjitën bomberin e përfaqësueses angleze në krye të listës së golashënuesve të Premier League me 19 finalizime, 1 më shumë se Mo Salah. Por ashtu si në fazën e parë kur Newcastle barazoi me një 11-metërsh në minutën e 96-të, edhe këtë herë Tottenham nuk e vrau ndeshjen duke goditur edhe shtyllën me Kane, në minutën e 84-t dhe në aksionin pasardhës Neëcastle barazoi me Willock i cili përfitoi nga një top i larguar jo mirë nga mbrojtja e Tottenham, duke mposhtur Lloris për t’i dhënë një pikë të rëndësishme Newcastle-it në garën për mbijetesë. Tottenham ndërkohë me këtë barazim u ngjit përkohësisht në vendin e 5-të në kuotën e 49 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...