Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Kane nuk u përshëndet për t’u larguar”, trajneri i Tottenham: Shumë zhgënjyese!

Tottenham nuk ia doli të fitonte ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon të Premier League teksa Spursat u mposhtën me shifrat 1-3 nga Brentford. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Harry Kane, vendasit nuk mundën ta ruanin rezultatin duke u shpërbërë në fraksionin e dytë të lojës. Pas sfidës, trajneri Ryan Mason u shpreh se Premier League i “njeh” ndeshje dhe rezultate të tilla ndërsa shpjegoi se përshëndetja e Kane me tifozët nuk ka të bëjë me një largim të tijin në merkaton e verës.

“Kështu e ka Premier League, duhet të jesh gati dhe në maksimum në çdo ndeshje të saj. Ishim mirë dhe u shfaqëm në mënyrën e duhur në pjesën e parë, krijuam disa mundësi. Por, më pas ra intensiteti i lojës sonë dhe ata shfrytëzuan rastet. Ishte një paraqitje zhgënjyese ajo e pjesës së dytë.

Lexo edhe:

Kane u përshëndet me tifozët? Ai e bën atë në fundin e çdo sezoni. E kam parë këtë gjest edhe më parë nga ana e Kane dhe të gjithë ishin të bindur se do të largohej. Por, nuk ka ndodhur kështu. Thjesht falenderoi tifozët siç bën gjithnjë”, u shpreh Mason.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...