Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kante “pengoi” fluturimin drejt SHBA, muaj vendimtar për Armando Brojën

Armando Broja ka marrë oferta të shumta gjatë kësaj periudhe. Disa klube angleze dhe italiane janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit të talentuar të kombëtares shqiptare, i cili ndodhet nën kontratë me Chelsea deri në vitin 2026.

20-vjeçari e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Southampton, ekip me të cilin realizoi 9 gola në total. Broja do t’i bashkohet këtë javë skuadrës së Tuchel në turneun në SHBA, bashkë me Ngolo Kante.

Francezi u infektua me Covid-19 dhe te Chelsea kanë menduar të ruajnë edhe lojtarin shqiptar, pasi ka qenë në kontakt me mesfushorin për shkak të stërvitjes individuale që kanë kryer në Londër.

Qëndrimi në “Stamford Bridge” është i vështirë, teksa e ardhmja pritet të vijojë në Premier League, aty ku e duan West Ham, Southampton, Newcastle dhe Everton, ndërkohë që ka pëlqim edhe nga Napoli, Milani e Atalanta në Itali, dhe Ajaksi në Eredivisie.

Broja do të zgjedhë brenda muajit korrik skuadrën e radhës, teksa pritet të mësohet nëse bëhet fjalë për një tjetër huazim apo do të shitet përfundimisht nga “Blutë e Londrës”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...