Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Kaos me Asamblenë e KOKSH-it, 23 federatave u hiqet e drejta e votës

Institucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është përfshirë nga një kaos i vërtetë, teksa nga disa në ditë po befason me çuditë që po prodhon.

I mbledhur në mënyrë të dyshimtë në kohë pandemie, shkak për të cilin po përballet edhe me një betejë gjyqësore, KOKSh po përgatit në të njëjtën mënyrë edhe Asamblenë e 17 prillit, ku pritet të zgjedhë edhe drejtuesit e ri.

Në dokumentin e hartuar nga Komisioni Verifikimit dhe Etikës, (disponohen edhe nga Supersport) që nuk dihet se nga cilët persona përbëhet, por gjithsesi që për nga rëndësia duhet të ishte shumë zyrtar dhe në mënyrë protokollore duhej t’i dorëzohej anëtarëve të KOKSH bëhet e ditur se 23 Federata, për arsye të ndryshme, si mungesa e listës së aktiviteteve të vitit 2020, apo pagesës së kotës financiare të përvitshme nuk kanë të drejtë vote në Asamblenë e 17 prillit.

Mes federatave që nuk kanë të drejtën e votës në Asamble, janë edhe ajo e futbollit, mundjes, peshëngritjes dhe atletikës, teksa këto të fundit kanë sjellë shpesh edhe medalje në sportin shqiptar, por nuk do të mund të thonë fjalën e tyre.

Nga të njëjtat dokumente vërehet se kandidatët për kreun e KOKSh-it janë Fidel Ylli, Vojo Malo dhe Martin Biba, ndërsa Artan Shyti është skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

Federatat e lëna pa të drejtë vote në Asamble e kanë quajtur të padrejtë pretendimin e Komisionit të Verifikimit dhe Etikës, teksa kanë sjellë në vëmendje edhe faktin që kanë marrë pjesë disa ditë më parë në Asamblenë e Jashtëzakonshme.

Permbledhje e Dokumentacionit per Asamblene e KOKSH 17 Prill, 2021 (1)

Permbledhje e Dokumentacionit per Kandidatet per Asamblene e KOKSH 17 Prill, 2021 (1)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...