Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaos me Kupën e Kombeve në Afrikë, shtyhet për shkak të kushteve atmosferike dhe Katar 2022 

Kupa e Kombeve në Afrikë ka pësuar ndryshime në kalendarin e saj.  Kompeticioni më i rëndësishëm i kontinentit afrikan nuk do të luhet vitin e ardhshëm, por në fillim të vitit 2024.

Edicioni i fundit u luajt këtë vit, me Kamerunin si vend organizator në periudhën janar – shkurt, ndërsa edicioni tjetër është planifikuar të luhet në Bregun e Fildishtë.

Fillimisht ishte planifikuar të luhej në periudhën qershor-korrik 2023, por në shtetin e Bregut të Fildishtë është sezoni i shirave dhe të një moti shumë të paqëndrueshëm dhe Federata Afrikane e Futbollit (CAF) ka ndryshuar totalisht formulën e edicionit të ri.

Përpos këtyre problematikave është komunikuar se në këtë vendim ka ndikuar edhe Kupa e Botës, Katar 2022 dhe kështu vendimi më i mirë ishte që faza finale e edicionit pasardhës të luhet në janar-shkurt 2024.

Kemi marrë këtë vendim për të shmangur çdo situatë të pakëndshme. Ne nuk mund të rrezikojmë. Janari nuk është koha ideale për shkak të klubeve europiane, por për momentin është e vetmja zgjidhje që kemi“-tha Motsepe, presidenti i CAF.

Në vitin 2017, CAF njoftoi se do të zhvendoste finalet e kompeticionit nga periudha e tyre tradicionale janar-shkurt në qershor-korrik në një përpjekje për të shmangur mosmarrëveshjet e përsëritura me klubet evropiane të cilat janë të detyruara të lirojnë lojtarët në mes të sezonit, diçka e cila ndikon drejtpërdrejtë te shumë klube në “kontinentin e vjetër”, por edhe në edicionin e radhës, Europa do të “vuajë” nga Kupa e Kombeve në Afrikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...