Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kaos te Sllovakia/ Lojtarët në festë pas humbjes, dorëhiqet trajneri

Pas më tepër se 5 vitesh në stolin e kombëtares sllovake, Jan Kozak ka vendosur të japë dorëheqjen, një ditë pasi skuadra e tij u mposht në sfidën përballë Republikës Çeke.

Sot, trajneri më jetë gjatë në stolin e Sllovakisë, doli në një konferencë për shtyp dhe tregoi arsyet pse vendosi të largohet, ndërsa zbuloi edhe një skandal të madh, të ndodhur me 7 prej lojtarëve të skuadrës.

“Mora vendimin të jap dorëheqjen nga zhgënjimi që pësova, kur mësova se 7 nga lojtarët kishin dalë jashtë për të festuar, në mbrëmjen pas humbjes ndaj Republikës Çeke. Bëhet fjalë për Martin Dubravka, Michal Sull, Lubomir Satka, Norbert Gyömbér, Milan Škriniar, Stanislav Lobotka dhe Vladimir Weiss. Pasi pashë dy herë ritransmetimin e ndeshjes, për të kuptuar se ku kishim gabuar, vërejta se 7 nga lojtarët kishin dalë jashtë”, zbuloi Kozak.

Më pas tekniku i Sllovakisë tregoi edhe ballafaqimin me lojtarët të nesërmen, por edhe arsyet që e shtynë të marrë vendimin, që për të mirën e kombëtares, të japë dorëheqjen.

“Të nesërmen i thirra bashkë me kapitenin Skrtel dhe zëvendës kapitenin, Hamsik dhe u përpoqa të kuptoj nëse e kishin kuptuar gabimin. Dubravka më tha se ai po kalonte një kohë të vështirë te Newcastle. Weiss më tha se ai nuk e dinte se pse ishte jashtë, Lobotka tha se kishte nevojë për t’u çlodhur për shkak të angazhimeve të shumta, por Celta Vigo luan vetëm një herë në javë. Kur e pyeta atë se çfarë mendonte për dorëheqjet, më tha se trajnerët vijnë dhe shkojnë dhe se ai është profesionist. Ne të gjithë e duam Lobotkan, ai është një lojtar me potencial të madh. Skriniar gjithashtu më ka zhgënjyer, kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Vendosa të largohem pasi unë nuk mund të vijoja më punën me këta lojtarë, por e di mirë që Sllovakia nuk mund të përjashtojë emra të tillë”, tha Kozak.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...