Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Kapak” Xhakës, hapet cështja Cikalleshi!

Për një cështje që mbyllet ka një cështje që hapet në kombëtaren shqiptare, ajo që nuk ndryshon, është kërkesa maksimale për disiplinë, përkushtim dhe krenari në lidhje me fanellën kuqezi nga Christian Panucci. Trajneri i ri e nis me dorë të hekurt dhe cështja më e fundit ka të bëjë me Sokol Cikalleshin që për shkak të firmës me skuadrën e re Osmanlispor humbet grumbullimin e radhës. Shpjegimi që në krye të herës nga vetë trajneri në konferencën për shtyp.

 “Janë 23 futbollistë sepse këtë mëngjes pata një telefonatë me Cikalleshin, sepse duhet të ishte i pranishëm për të firmosur me skuadrën e re. Pasi e dëgjova i theksova se nuk mund t’i jap leje. Kontratat mund të firmosen edhe nëpërmjet e-mailit apo edhe nëpërmjet menaxherit që mund të marrë avionin dhe të marrë firmën. Mund ta bënte edhe vizitën mjekësore edhe këtu në Tiranë. Duke mos ardhur në orar në grumbullim lojtari do të qëndroje në shtëpi, sepse janë disa rregulla të FSHF dhe të miat që duhet të respektohen. Lojtarët nuk mund të bëjnë sipas kokës së tyre”.

Kërkesë e hekurt për disiplinë, sic kishte paralajmëruar, në këtë drejtim Panucci nuk bën tolerim, ndërsa shpjegon më qartë edhe konceptin se për se nuk ka toleruar Cikalleshin.

” Për të ardhur në kombëtare duhet të vish edhe në 5 të mëngjesit. Nëse Ajeti vjen në 5 të mëngjesit dhe Roshi udhëton gjithë natën nuk mund t’i them tjetrit eja në mesditë. Përjashtim bën rasti i Kukelit dhe Abrashit që për shkak të linjave ajrore vijnë në një orar tjetër. Përfaqësuesja është shumë e rëndësishme, duhet vullnet dhe krenari”.

Ndërkohë i vihet kapak cështjes Xhaka, me trajnerin që i hap dyert e Kombëtares mesfushorit që u la jashtë nga De Biasi.

“Dyert e kombëtares janë të hapura për të gjithë. Xhaka ka gabuar por më ka telefonuar ai dhe avokati i tij cështja e është e mbyllur, e kam pranuar ndjesën e tij. Mungesa e tij është një zgjedhje teknike, por mund të jetë në të ardhmen. Ajo që unë bëj është në interes të Shqipërisë dhe jo në interesin personal.”

Xhaka është i falur, ndërkohë rasti i Cikalleshit është në të njëjtën kohë një mesazh për të gjithë. Panucci nuk fal kur bëhet fjalë për disiplinën.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...