Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kapiten dhe gol, por Pogba vijon të mendojë për Barcelonën

Premier League nisi me golin e Paul Pogba, që zbriti në fushë me shiritin e kapitenit të Manchester Unitedit, në sfidën hapëse ndaj Leicesterit.

Ylli francez dhuroi një paraqitje mjaft të mirë, ndonëse kishte vetëm 4 ditë që stërvitej, pas pushimeve më të gjata se të tjerët, për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Shumë persona e panë këtë lëvizje të Mourinhos si një tentativë për të zbutur marrëdhëniet e tensionuara me francezin dhe për ta bindur të qëndrojë në Manchester pavarësisht interesit të vazhdueshëm të Barcelonës.

Vetë Pogba shënoi, por nuk festoi, ndërsa komplikoi edhe më tej parashikimet për të ardhmen e tij, me një status në Instagram, në përfundim të sfidës.

“Jap gjithmonë maksimumin për tifozët dhe shokët e mi të skuadrës. Nuk më intereson kjo që po ndodh”, shkroi Pogba, ndërsa mediat angleze këmbëngulin se numri 6 vijon të kërkojë largimin drejt Barcelonës.

Gjithsesi është e sigurt që Manchesteri do të provojë me të gjitha mënyrat për ta mbajtur, pasi merkatoja në Premier League është mbyllur dhe nuk do të ketë mundësi të sjellë një zëvendësues të denjë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...