Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kapiten për kapiten, Barcelona arrin akordin për zëvendësuesin e Busquets

Drejtuesit e Barcelonës janë fokusuar te merkato. Xavi ka nevojë për përforcime për të garuar fort edhe në Champions League, ndërkohë që me katalanasit e kanë mbyllur “senatorët” Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Kampionët e Spanjës kërkojnë prej kohësh Rube Neves, kapitenin e Wolves në Premier League. 26-vjeçari luan si qendërmesfushor dhe pritet të vijojë karrierën në “Camp Nou”.

Lexo edhe:

Shtypi portugez shkruan se është arritur akordi mes Barcelonës dhe Wolves. Klubi ishullor do të përfitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e Ruben Neves, i cili cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Busquets tek ekipi i Xavit.

Lojtari luzitan luan me “Ujqit” prej verës së vitit 2017. Gjatë këtij sezoni numëron 6 gola dhe një asist në kampionatin anglez. Ruben Neves ka veshur 39 herë fanellën e kombëtares së Portugalisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...