Eredivisie

Kapiteni de Jong shmang humbjen, PSV shkon +6 nga Ajaxi

Kapiteni Luuk De Jong arriti të evitonte humbjen PSV Eindovenit në transfertë përballë Utrecht, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2. Si rrallë herë përgjatë këtij kampionati, ekipi i Mark van Bomelit zhvilloi një pjesë të parë shumë të dobët.

Vendasit e nisën shpejt festën, pasi vetëm pas 7 minutash lojë, van de Streek u dha epërsinë të tijve. Goli i pësuar tronditi jo pak Eindhovenin, që për asnjë moment nuk arriti të vinte në vështirësi kundërshtarin. Goditja e dytë për kampionët në fuqi erdhi në minutën e 39-të, teksa Kerk finalizoi në mënyrën më të mirë të mundshme një kundërsulm të shpejtë.

Në pjesën e dytë, PSV Eindhoveni ndryshoi totalisht, presingu është i gjithi i miqve, të cilët thuajse të gjithë 45-minutëshin e mbetur e zhvilluan në gjysmëfushën e Utrechtit. Në min e 58-të, kapiteni de Jong realizoi goli e parë për të tijtë, ndërsa në të 87-ën sulmuesi holandez ia doli të barazonte shifrat në 2-2. Një pikë për kryesuesit e kampionatit që tashmë e çojnë në +6 distancën me Ajaxin e vendit të dytë, pasi “harkëtarët” u mposhtën 1-0 nga Heracles një ditë më parë.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency