Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kapiteni i Atleticos ngre në qiell Joao Felix: Do bëhet më i miri në botë

MEMORIAL JESUS GIL Y GIL ENTRE EL NUMANCIA Y EL ATLETICO DE MADRID

Kapiteni i ri i Atleticos së Madridit i graduar pas largimit të Diego Godin te Interi, mesfushori spanjoll Koke ka thurur elozhe për yllin e ri të Los Colchoneros Joao Felix i cili u bë blerja më e shtrenjtë e klubit bardhekuq pasi i kushtoi arkave të Atleticos plot 126 milionë euro. Në vetëm pak kohë Joao Felix me cilësitë e tij ka mahnitur edhe një lojtar si Koke i cili e ka ngritur në qiell talentin portugez: “Është një futbollist fantastik, është vetëm një djalosh por që në këtë moment mund të konsiderohet një futbollist i madh. Mund të rritet shumë në të gjitha aspektet, zotëron një talent të jashtëzakonshëm dhe jam i sigurtë se do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë. Për këtë arsye paguam një shifër të tillë për kartonin e tij. Mendoj se avash avash Joao Felix do të tregojë të gjitha cilësitë e tij”, deklaroi Koke.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...