Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kapiteni i Chievos “var këpucët në gozhdë”: Koha t’u lëmë hapësirë të rinjve

Në moshën 40-vjeçare dhe me 174 gola të shënuar si profesionist, 112 prej të cilëve me fanellën e Chievos, kapiteni i veronezëve, Sergio Pellissier ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

Në një intervistë për mediat italiane, Pellissier pranoi se këtë vendim e ka bërë publik tani, por e ka konsultuar gjatë gjithë vitit me veten dhe të tjerë pranë tij, ndërsa theksoi se dëshiron të luajë si titullar në 3 javët e fundit.

“Nuk është një vendim i marrë dje, por i menduar mirë gjatë gjithë sezonit. Në moshën 40-vjeçare, mendoj se duhet të lë hapësirë për të rinjtë, por shpresoj që Di Carlo të më aktivizojë në 3 sfidat e fundit të mbetura. Uroj që Chievo të rikthehet sa më shpejt në Serinë A dhe të luajë në nivelet e viteve të fundit, ose edhe më lart”, tha Pellissier në konferencë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...