Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Kapiteni i Feyenoord refuzon shiritin e kapitenit me ngjyrën e ylberit: Nuk jam personi i duhur!

Bota e futbollit është përfshirë masivisht në mbështetje të komunitetit LGBTQ+, teksa së fundmi, shiriti i kapitenëve të skuadrave është stiluar me ngjyrat e ylberit. Një gjest domethënës për komunitetin, megjithatë ka edhe nga ata futbollistë që refuzojnë të mbajnë një shirit të tillë. rasti i fundit vjen nga Holanda, aty ku kapiteni i Feyenoord Orkun Kokcu u tërhoq nga roli i tij për ndeshjen ndaj AZ Almaar. Kokcu nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale theksoi se për shkak të besimit të tij, nuk ishte personi i duhur për të përcjellë një mesazh të tillë.

“Kam vendosur që të mos e mbaj shiritin me ngjyrat e ylberit. Është e rëndësishme të theksoj se unë respektoj këdo pavarësisht zgjedhjeve në jetë, secili është i lirë të jetojë si të dëshirojë. Unë e kuptoj shumë mirë edhe mesazhin që kërkon të përcjellë sporti në lidhje me komunitetin LGBTQ+, por për shkak të besimit tim nuk ndihem si personi i duhur për ta mbajtur shiritin.

Nuk ndjehem rehat dhe e kuptoj që disa njerëz mund të jenë të zhgënjyer nga veprimi im, por absolutisht nuk është ky qëllimi. E di që edhe shumë persona mund të mos i besojnë fjalët e mia, por shpresoj të kuptojnë se një vendim i tillë vjen si pasojë e besimit tim dhe mendoj se diçka e tillë duhet respektuar”, u shpreh Kokcu. Pas kësaj zgjedhje të Kokcu, shiritin me ngjyrat e ylberit në ndeshjen ndaj AZ Alkmaar e mbajti lojtari austriak, Gernot Trauner.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...